Telegrafi

Eliminim i turpshëm i Lazios (Video)

Skuadra italiane Lazio është eliminuar në mënyrë të turpshme nga Liga e Evropës.

Skuadra e portierit shqiptar Etrit Berisha i cili ishte në bankën rezervë, ka pësuar në shtëpi nga Sparta e Pragës 0-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 çekët kanë kaluar tutje.

Dockal, Krejci dhe Julis kanë shënuar golat e fitores së madhe për Spartën e Pragës.

Ndërkohë është eliminuar edhe Bayer Leverkuseni i Admir Mehmedit, pasi në shtëpi ka luajtur pa gola 0-0 ndaj Villarealit që ka fituar 2-0 ndeshjen e parë.

Derbi spanjoll mes Valencias dhe Athletic Bilbaos i ka takuar vendasve që triumfuan me rezultat 2-1 por që u eliminuan pasi kanë pësuar humbje 1-0 në ndeshjen e parë dhe kështu Bilbao ka kaluar tutje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xRmUbdF6H4A