Telegrafi

Elifi shtrohet në spital (Foto)

Aktorja e dashur Hatice Sendil, e njohur si Elifi e serialit “Një pjesë e imja” është shtruar në spital, ku do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Media turke raporton se Sendil është shtruar të martën në Spitalin Amerikan në Stamboll.

Muajt e parë të shtatzënisë aktorja i ka kaluar në sheshin e xhirimit të serialit “Një pjesë e imja”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare

Bashkëshorti i saj, Burak Sagyasar tha se Elifi pritej të kryente lindje normale, pa operacion, ndërsa fëmija do të quhej Xhan.

Hatice Sendil dhe Burak Sagyasar u martuan dy vite më parë.

Ndërsa sëfundmi “HaberTurk” publikoi disa foto nga një set i veçantë përgatitur para ardhjes në jetë të bebes.

Fotot u shpërndanë edhe nga vetë aktorja me mbishkrimin “duke pritur Xhan-in tonë” por që ka edhe kuptimin “duke pritur shpirtin tonë”.