Site icon Telegrafi

‘Elifi’ nga “Diamante e Dashuri” tregon si e la anash karrierën për fëmijët

Aktorja turke, Tuba Buyukustun, e cila njihet si Elifi në telenovelën “Diamante e Dashuri”, në jetën reale nuk është ajo vajza beqare që shijon dashurinë dhe luksin e saj. Është nënë e dy vajzave binjake, ndaj tashmë kohën më të madhe ia kushton rritjes së tyre.

Siç transmeton story.al, jo vetëm Tuba, por dhe bashkëshorti aktor, Onur Saylak, kanë vendosur t’u thonë ‘jo’ ofertave për seriale apo filma me metrazh të gjatë këto vite të para pasi janë bërë prindër.

Binjaket e tyre trevjeçare quhen Maya dhe Toprak, ndërsa Tuba ka vendosur të mbyllet pak kohë në shtëpi për rritjen e tyre.

Aktorja më e preferuar në vendet e Lindjes së Mesme, e para turke e nominuar për çmimet ndërkombëtare “Emmy” (në vitin 2014 për serialin televiziv “20 Dakika”) , ka rrëfyer jetën e saj së fundmi për kopertinën e revistës Marie Claire.

E pyetur se a e synon Hollywoodin, ajo është përgjigjur: “Ndoshta një ditë unë mund të marr ndonjë ofertë për të luajtur në Hollywood, por nuk ka shumë rëndësi ku luan. E rëndësishme është të pushtosh mendjet e publikut tënd edhe nga vendi yt”.

Exit mobile version