Telegrafi

“Elifi” merr poza joshëse me të dashurin në Bodrum

Tuba Buyukustun është bërë e famshme me shumë role në serialet televizive turke.

Te shqiptarët njihet më shumë si “Elifi” i serialit “Kara Para Ask”, ku ka luajtur në rolin kryesor të femrës krahas Engin Akyurek.

Kjo ka bërë që të ndiqet hap pas hapi edhe nga rubrikat rozë, të cilat shkruajnë edhe për jetën private të aktores.

Ajo ka zgjedhur plazhet fantastike të Bodrumit t’i shijojë së bashku me të dashurin Umut Evirgen.

Madje, dyshja nuk ka hezituar të marrë edhe poza joshëse të ulur në karriget gjersa janë përkëdhelur.

Ndryshe, Tuba të ardhurat që ka fituar prej projekteve filmike dhe serive, i ka investuar në dy kompanitë e quajtura “Baykon Endüstriyel Tartım Sistemleri” dhe “İstron Elektronik Teknolojiler”.

Lexo po ashtu "Suhan" e "Cesur ve Guzel" shfaqet joshëse me bikini në pushimet e Bodrumit

Buyukustun aktualisht është duke u marr me disa projekte të serialeve pas një viti të suksesshëm në 2017-në.

Theksojmë se pas pushimeve bukuroshja do të fillojë xhirimet e një seriali të ri filmik. /Telegrafi/