Telegrafi

Eliaquim Mangala konfirmon se është prekur nga coronavirusi edhe pse nuk ka simptoma

Eliaquim Mangala ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në analizat për coronavirus, derisa nuk ka asnjë simptomë nga pandemia.

Anëtari i Valencias ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se ai ka mësuar sot se është prekur nga virusi.

“Kam mësuar sot se jam pozitiv në coronavirus. Po ndihem mirë dhe nuk kam simptoma që asocojnë me virusin”, ka shkruar ai.

“Jam këtu i mbyllur në shtëpi dhe i ndarë nga familja ime. Kam mësuar se mund të bartim virusin pa pasur simptoma”.

“Ju rekomandoj që edhe ju t’i ndiqni këtë hapa dhe t’i largoni kontaktet me personat e tjerë sa më shumë të jetë e mundur”, ka shkruar më tej Mangala.

Tashmë janë konfirmuar disa lojtarët të prekur nga pandemia, e që menjëherë janë izoluar në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/