Princesha e Shqipërisë, Elia Zaharia-Zogu, ka ardhur me një libër që tregon kujtimet e Mbretëreshës Geraldinë.
‘Trëndafili i Bardhë’ është një libër plot me kujtime nga vet Elia, detaje interesante që ka marrë nga bashkëshorti i saj Princ Leka dhe do të jetë po ashtu me ilustrime të ndryshme nga Ledia Kostandini, një nga mikeshat më të mira të autores së librit.
Ish-aktorja me këtë përrallë për fëmijë e që është e frymëzuar nga vitet e Mbretërisë në Shqipëri, rrëfen tingullin më mbresëlënës të saj, Mbretëreshën që ka luajtur një rol të rëndësishëm në sfondin e historisë së shtetit shqiptar.
Por çka zbulon përralla e “Trëndafilit të Bardhë” do të na rrëfejë vetë Princesha këtë të shtunë nga ora 17:00 në emisionin “READ” me Erza Mati në RTV Dukagjini.
Biografia
Elia Zaharia lindi më 8 shkurt, 1983 në Tiranë. Është aktore shqiptare dhe bashkëshortja e Princit Leka. Që prej datës 8 tetor 2016, pas martesës me Princin Leka ajo quhet Elia Zaharia- Zogu dhe ka titullin Princeshë nga Familja mbretërore shqiptare.
Elia Zaharia është e bija e Gjergj Zabarisë dhe e Yllka Mujit. Gjergj Zaharia punon prej mese 35 vitesh në arsim, ndërsa Yllka Muji, është nderuar me çmimin “Mjeshtre e Madhe”. Është aktore në Teatrin Kombëtar prej më shume se 30 vitesh. Vëllai i vetëm i Elias, Amos Muji Zaharia, është i përfshirë në fushën e regjizurës kinematografike.
Gjate periudhës së studimeve në Paris, Elia Zaharia ka marrë pjesë në disa projekte teatrale në teatro të ndryshëm të kryeqytetit francez.
Disa prej tyre janë:
2007: Asservies, pjese nga Suy GLOVER (www.asservies.com)
2007: Lady M, krijim i Laurie Jesson (www.ladym.fr)
2010: Sacrées mousquetaires, krijim i Laurie Jesson (www.sacreesmousquetaires.fr)
Përveç pasionit për teatrin, Elia është mjaft e dhënë pas kinematografisë, ndaj këto dy zhanre i ka ndërthurur paralelisht. Disa prej filmave me metrazh të gjatë në të cilët ka marrë pjesë i gjeni të renditur më poshtë:
2008: « Honeymoons » nga Goran Paskaljevic
2005: Roli i parë në « Solitaire » nga Bahram GUERANFAR
2002: Roli i parë në Lule të kuqe, lule të zeza nga Melvan Shanaj. www.zigzagfilm.com Film i nderuar me çmimin e parë në 2004 në festivalin e filmit “Indipendent” në New York Muzikë:
Që në vitet e adoleshencës, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale në muzikën e lehte shqiptare.
Nga viti 1999 deri ne vitin 2002 ajo ka qene këngëtare ne grupin mjaft te suksesshëm për kohën “Spirit Voice”.
Në këtë periudhe Elia ka qene e angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në vitin 2000 ky grup ka mbajtur një sere koncertesh bamirësie në Kosovën e pasluftës. Shumë herë është vlerësuar me çmime prestigjioze ne festivale kombëtare.
Në vitin 2008 Elia Zaharia i rikthehet këngës këtë herë si soliste me një kënge shumë të suksesshme qe arriti majat e klasifikimeve muzikore “October 31”.
Me këtë këngë u vlerësua me çmimin: Interpretuesja me e mire ne video-fest Prishtinë, Kosovë.