Site icon Telegrafi

Eli Fara flet për ndarjen e së bijës nga i fejuari

Prej këngëtares së njohur Eli Fara, edhe e bija Marina ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Në fillim si vajza e këngëtares dhe më tej si një prej femrave më seksi në vendin tonë, ku në rrjetet sociale shfaqet mjaft provokuese.

Eli Fara e ftuar pasditen e së enjtes në emisionin “Rudina” për të promovuar këngën e saj të re, është pyetur edhe për ndarjen e së bijës nga biznesmeni Edi Ismaili.

“Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët”, tha Eli.

Exit mobile version