Kënga, teksti i të cilës është shkruar nga Rozana Radi, titullohet “Nga dashuria” dhe vjen pikërisht sot, në ditën e Shën Valentinit.
Projekti është një bashkëpunim i Eli Farës me tenorin Kastriot Tusha, të cilët përveç që këndojnë kanë realizuar edhe muzikën e këngës.
Vidoklipi i këngës është realizuar nga produksioni “MAx Production”, derisa kënga vjen nën ombrellën e shtëpisë produktive Supersonic. /Telegrafi/