Telegrafi

Elhami Shabani i sjell Kosovës medalje në karate

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Elhami Shabani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Në kategorinë -75 kilogramë, karateisti ynë e mposhti atë nga Bosnja dhe Hercegovina, Hamza Turulijan me rezultat 2-1.

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga Komiteti Olimpik (pa ndërhyrje):

BRAVOOOO🔥💪. ELHAMI SHABANI🥋🇽🇰, MEDALIST I BRONZTË I EVROPËS🥉🌍💪💪

Elhami Shabani ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate. Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, kategoria -75 kg.

Shabani mundi Hamza Turulijan e Bosnjë Hercegovinës 2:1.

Urime kampionit tonë dhe gjithë komunitetit të karatesë. /Telegrafi/