Site icon Telegrafi

Elhaida me pushime në Bali: Kurrë nuk kam qenë kaq e djersitur dhe e lumtur në të njëjtën kohë

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave dhe publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Elhaida Danin, e cila para gjysmë viti publikoi këngën e fundit të titulluar “Let it go”.

Por, këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku po sjell imazhe, video dhe këshilla për ndjekësit e saj.

Së fundi, duket se këngëtarja para se fillojë sezona e re e angazhimeve koncertale, ka zgjedhur që të pushojë.

“Kurrë nuk ka qenë kaq e djersitur dhe e lumtur në të njëjtën kohë”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja teksa ka zbuluar se po pushon në Bali të Indonezisë.

Ndryshe, Dani ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të sjell një këngë të re si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version