Telegrafi

Elhaida Dani shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj (Foto)

Këngëtarja Elhaida Dani nuk u pa më aktive në muzikë që pas pjesmarrjes së saj në “Eurovision 2015”, ku përfaqësoi Shqipërinë me “I’m Alive”.

Por së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se i është rikthyer muzikës sërish dhe do të jetë pjesë e një koncert shumë gjigant në Paris të Francës.

Elhaida do të interpretojë në shfaqjen e “Notre-Dame de Paris”, e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të Parisit.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karierën e saj. /Telegrafi/