Telegrafi

Elhaida Dani i referohet tekstit të këngës: Të dukem e fortë, por frymë nuk marr (Foto)

Elhaida Dani po merr sivjet në edicionin e ri të festivalit të “Këngës Magjike”.

Këngëtarja shqiptare po merr pjesë në një ndër festivalet më prestigjioze shqiptare me këngën e titulluar “E ngrirë”.

Mbrëmë pati një paraqitje fantastike me këngën e lartcekur, e cila deri më tani është shikuar mbi gjysmë milioni herë në YouTube.

Ajo ka përzgjedhur edhe disa fjalë të tekstit të këngës duke i përshkuar disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale.

“Të dukem e fortë… por frymë nuk marr”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale të Instagramit, Dani.

Kjo e fundit shihet tejet joshëse në veshjen bardhezi teksa merr poza para aparatit forografik.

Ndryshe, Elhaida është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/