Site icon Telegrafi

Elhaida Dani publikon “Let it Go” me këngëtarin australian Nathaniel

Këngëtarja shqptare, Elhaida Dani, ka publikuar projektin e saj të ri ndërkombëtar.

Bashkëpuntori i saj është këngëtari australian Nathaniel dhe këngëtarja me padurim e paralajmëroi projektin para lansimit.

Nathaniel njihet në Australi për pjesëmarrjen e tij në X Factor në këtë vend.

“Më në fund është publikuar “Let it Go”. Uroj ta pëlqeni”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram.

Kënga është punuar nga Menno Reyntjes, Tony Polimeni, Richy Sebastian, Scilla Siekmann dhe vet këngëtarët.

Ndërkaq, video është një produksion i CDF Records.

Elhaida Dani më parë ka marrë pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version