Telegrafi

Elhaida Dani publikon fotografi nga takimi me Papa Françeskun: Ishte një përjetim i veçantë

Foto: Elhaida Dani/Instagram

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka performuar më datë 19 nëntor në koncertin recital, dedikuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në koncertin e mbajtur në teatrin “Argentina” në Romë, kanë performuar edhe emra tjerë të njohur shqiptarë si: Dua Lipa, Ermal Meta, Ramë Lahaj, Inva Mula, Genc Tukiçi, Erza Muçolli e shumë të tjerë.

Po atë ditë, artistët e lartpërmendur kanë pasur rastin që të takohen edhe me papa Françeskun.

Elhaida Dani është artistja e cila është takuar me Papën, ndërsa fotografitë nga takimi me këtë të fundvit, vendosi që t’i publikojë në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë

Në një shtrëngim duarsh, artistja shqiptare duket të ketë qenë shumë e lumtur gjatë takimit me të.

“Takimi me Papa Francescon ishte një përjetim i veçantë… Privilegj”, ka shkruar këngëtarja Dani në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë përgëzuar artisten për këtë takim. /Telegrafi/