Telegrafi

Elgit Doda së shpejti vjen me projektin e ri “16” (Foto)

Kantautori i njohur Elgit Doda ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, edhe pse ai është vazhdimisht i angazhuar në studion e tij, teksa kompozon këngë për artistë të tjerë.

Sido që të jetë kjo puazë nuk do të zgjasë edhe shumë pasi ai shumë shpejt do të vij me një këngë të re dhe videoklip.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, gjersa ka publikuar disa fotogafi në rrjetet sociale, duke bërë kështu të ditur edhe titullin e këngës i cili do të jetë “16”.

Kënga dhe videoklipi do të publikohen me datën 16 tetor, e ndërsa enigmë mbetet fabula e projektit, e cila gjithçka përkon me numrin 16. /Telegrafi/