Telegrafi

Elgit Doda publikon këngën e re “TL” me protagonist në klip Donald Veshajn

Foto: YouTube

Artisti dhe producenti shqiptar, Elgit Doda, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“TL” apo “Toxic Love” mban titullin kënga e tij e re apo në shqip “Dashuri toksike”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Protagonist në këtë videoklip është aktori Donald Veshaj tashmë njëri nga banorët në Big Brother VIP.

Donald Veshaj (Foto: Instagram)

Teksti është shkruar nga vet Veshaj, kurse për producimin u përkujdes Doda.

Miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Marenglen Boja të drejtuar nga The Claudia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elgit Doda

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, “Fullmoon Production”.

 

Donaldi po vazhdon akoma të përflitet për raportin e marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani. /Telegrafi/