Site icon Telegrafi

Elgit Doda për Donald Veshajn: Të dua vëlla për zemrën që ke

Spektakli Big Brother VIP është drejt finales së madhe e cila do të mbahet më 18 shkurt, por ngjarje interesante dhe të papritura po vazhdojnë të ndodhin.

E fundit ishte një aksident i rëndë ku e lënduar mbeti moderatorja dhe banorja e shtëpisë së famshme, Einxhel Shkira.

Prezantuesja nga Shqipëria u lëndua teksa po luante me një orendi mbi të cilin tentoi të hipte dhe përfundoi duke u rrëzuar nga ku mendohet se ka thyer krahun.

Foto: Top Channel

Tashmë Einxhel është largua nga shtëpia e BBV dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital, ndërsa nuk dihet akoma se kur do të rikthehet megjithatë ajo po përcillet nga kamera edhe gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, gjatë kohës sa ajo ishte brenda duke u përballur me dhimbjen e shkaktuar nga rrëzimi ishin disa nga banorët që i qëndruan pranë duke u kujdesur për të, e më së shumit për këtë u veçua Donald Veshaj, dhe kjo bëri që të merrte vëmendjen e publikut.

Aktori i njohur përkundër konflikteve të vazhdueshme që kishte me Einxhel ditëve të fundit, ai në një situatë të tillë i ka qëndruar më afër se të gjithë banorët e tjetër.

Foto: Elgit Doda/Instagram

Ky gjest i tij u vlerësua nga fansat e Big Brother VIP, por edhe nga miqtë e tij që kanë reaguar me postime në rrjetet sociale.

Ishte këngëtari Elgit Doda që bëri një reagim në llogarinë e tij në Instagram duke treguar edhe një herë mbështetjen për mikun e tij.

“Se nuk besoni ju kur them që është djalë i mirë. Donald Veshaj të dua vëlla për zemrën e mirë që e ke”, ka shkruar Elgiti në një postim.

Ndërkohë, këngëtari aktualisht po shijon pushimet me bashkëshorten e tij, moderatoren, Klea Huta në Dubai. /Telegrafi/

Foto: Elgit Doda/Instagram
Exit mobile version