Kantautori i njohur Elgit Doda ndonëse nuk ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me projekte muzikore, ai prapë se prapë ka qenë i pranishëm në realizimin e projekteve për shumë artistë të tjerë.
Por kjo pauzë e tij nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi ai ka bërë të ditur se këtë të dielë do të prezantojë baladën e tij më të re me titull “Ajër” në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Kënga dhe teksti janë realizuar prej tij, gjersa lajmin për ardhjen e këtij projekti e ka bërë përmes publikimit të një fotografije në Instagram.
Paraqitja e tij e fundit në ‘Këngën Magjike’ ishte në vitin 2014 me këngën “Insta”, ku arriti deri në finale dhe u shpërblye me çmimin “Artisti i ri më i mirë”. /Telegrafi/