Site icon Telegrafi

Elezi: Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për zgjedhjet, përfundon më 4 shkurt

Po vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Sipas tij, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025.

“Vetëm mediat e akredituara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, ka thënë Elezi.

Si bëhet aplikimi?

Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Hapi i parë:

Përfaqësuesi i autorizuar duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org.

Hapi i dytë:

Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkëngjisë edhe të dhënat për personat e medias që kërkon të akreditohen.

Informacione shtesë:

Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni në Zyrë përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version