Telegrafi

​Përfundon afati, katër subjektet politike aplikojnë për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) kanë aplikuar 4 subjekte politike.

“Lista serbe , Milan Radojeviq, kandidati i pavarur Dushan Milunoviq, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin Florent Azemi dhe Lëvizja Vetëvendosje me Erdan Atiq”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim: 10. Naim Fetahu- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 11. Nexhmi Rudari, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 12. Shpejtim Bulliqi, Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/