Telegrafi

Elezi: Përforcohet sistemi për parandalimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave

Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit nuk janë fenomene që anashkalojnë Maqedoninë. Përkundrazi, si pjesë e rrjetit financiar global dhe qarkullimit ligjor, por edhe për shkak të vendndodhjes së saj natyrore, gjeografike, Republika e Maqedonisë është nën kërcënim nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Këtë e theksoi zëvendës ministri i Financave Shiret Elezi në seminarin e sotëm “Mbrojtja e sistemeve të bankave nga abuzimet për pastrimin e parave dhe financimit të terorizmit dhe roli i departamenteve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit” organizuar nga Drejtoria për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të Terorizmit dhe Këshillit të Evropës.

Në përputhje me strategjinë, Drejtoria e zbulimit financiarë, Drejtoria e Policisë Financiare dhe autoritetet e tjera kompetente pritet të përgjigjen sipas të cilave sistemi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit do të mbrojë në mënyrë efektive integritetin e sektorit financiar dhe ekonomisë nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimin e terorizmit. Kjo do të kontribuojë në forcimin e sigurisë kombëtare, tha Elezi.

Në drejtim të forcimit të sistemit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit është njëherit dhe qëllimi i seminarit të sotëm. Qëllimi i seminarit të sotëm është trajnimi i menaxhmentit të lartë në banka për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit.