Site icon Telegrafi

Elezi: Me patjetër duhet ti fitojmë këto dy ndeshje

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut tani më i ka filluar përgatitjet për duelet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve do ta luaj kundër Ishujve Faroe dhe më pas do të ketë duel shumë më të vështirë, ndaj Armenisë.

Mesfushori shqiptar, Agon Elezi i cili është anëtar i skuadrës VfL Bochum që garon në Budesligën 1 të Gjermanisë, ka shpalosur mendimin e tij para këtyre dy sfidave, ku mes tjerash ka thënë Maqedonia e Veriut ka qëllim vendin e parë dhe se fillimisht duhet me patjetër të fitohen dy ndeshjet e para.

“Jemi gjatë kohë bashkë dhe kemi punuar gjatë gjithë kohës për këto dy ndeshje në fillimin e Ligës së Kombeve. Djemtë janë me shumë vetëbesim dhe jemi të gjithë me të njëjtin mendim që duhet ti fitojmë këto dy ndeshje me patjetër. Kur luan me ekipin përfaqësues, duhet secila ndeshje të fitohet, por këto sfida janë më të veçanta dhe ne besojmë në vetveten dhe jemi shumë të gatshëm për të fituar në ndeshjen e parë, pastaj takimi i dytë është në planë të dytë, pasi për momentin mendojmë vetëm për Ishujt Faroe”, ka thënë Agon Elezi.

Maqedonia e Veriut më 7 shtator luan si mysafire me Ishujt Faroe, ndërsa tri ditë më vonë në Shkup do të ketë përballë Armeninë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është pjesë e Ligës C, Grupi C4 së bashku me Ishujt Faroe, Armenia dhe Letonia. /Telegrafi/

Exit mobile version