Site icon Telegrafi

Elezi: Numërimi i votave nga diaspora fillon brenda disa ditëve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për RTV Dukagjinin se numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.

“Momentalisht në QNR jemi duke pranuar materiale të ndryshme zgjedhore nga komuna të ndryshme. Pastaj janë disa procedura siç është skanimi i listave përfundimtare të votuesve dhe brenda disa ditëve do të fillojmë procesin e numërimit të votave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Elezi thotë se është e vështirë të dihet shpallja e rezultatit përfundimtarë.

“Edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen”.

Elezi thotë se këto zgjedhje ishin më mirë të organizuara nga ato paraprake edhe pse sipas tij ishin pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur për procesin./Telegrafi/

Exit mobile version