Telegrafi

Elezi: Nëse nuk zgjidhet kriza, pyetja është si do të funksionojnë komunat

Ministrja e vetëqeverisjes lokale, Shiret Elezi, në një intervistë për portalin Faktor ka folur rreth situatës aktuale politike dhe zgjidhjet e mundshme për të dalur nga kriza. Sa i përket punës së kryetarëve të komunave sipas ligjit, Elezi tha se sipas rregullave të vetëqeverisjes lokale, nenit 35, paragrafi 1, anëtarët e këshillave duhet të zgjidhen çdo katër vjet. Ajo theksoi se sipas nenit 16 nga Kodi Zgjedhor zgjedhjet për kryetarë komune mbahen në të njëjtën kohë në gjitha komunat, çdo katër vit, në gjysmën e parë të muajit maj, që do të thotë se më 15 maj duhet të kemi zgjedhje lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse krijohen kushte për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale, që do të thotë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, njëra nga detyrat e tij është nënshkrimi i zgjedhjeve lokale (neni 67, paragrafi 4). Në këto rrethana politike varet nga kryetari i Kuvendit, nëse ai menjëherë do të angazhohet për detyrat e tij kushtetuese, ose së pari do të konsultohet me liderët politikë për të diskutuar çështjet prioritare, mes të cilave edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale”, theksoi Elezi./Telegrafi/