Telegrafi

Elezi: Mirëpresim vendimin e BB-së për miratimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut

“Përshëndesim vendimin e Bordit të drejtorëve ekzekutiv të grupit të Bankës Botërore që sot e miratoi kornizën katërvjeçare për partneritet e cila ka për qëllim mbështetjen për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Këtë e tha sot zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila tha se me këtë vendim, vendit i jepen në dispozicion 420 milionë dollarë.

Siç thonë nga kabineti i zv.ministres, strategjia e Bankës Botërore, ka për qëllim ta mbështesë programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë përmes krijimit të më shumë mundësive për përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve dhe përshpejtimin e konventës të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi partneritetin katër vjeçar me Maqedoninë e Veriut

“Sfera e dytë do t’i mbështesë investimet në kapitalin njerëzor me fokus në përmirësimin e trajnimit në arsim dhe shkathtësitë, duke ofruar qasje më të mirë në shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen për pjesëmarrje më inkuluzive në tregjet e punës. Sfera e tretë do ta rikuperojë qëndrueshmërinë fiskale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit duke forcuar menaxhimin financiar publik dhe përshpejtimin e tranzicionit të vendit drejtë një kombinim më të qëndrueshëm të burimeve energjetike”, thotë Elezi.

Sfidat e ndryshimeve klimatike sipas saj, do të zgjidhen përmes investimeve në efikasitetin energjetik, energjinë ripërtëritëse dhe transportin si edhe të cilat janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike./Telegrafi/