Site icon Telegrafi

Elezi: Me masën e subvencionimit, 114.000 të punësuar marrin paga më të larta!

Në dhjetor, në sajë të masës për subvencionimin e kontributeve të pagave, 114.000 punonjës morën paga më të larta. Në nëntor, rreth 8.200 ndërmarrje kanë aplikuar për këtë masë, ndërsa në dhjetor, tre herë më shumë ose 22.600 kompani kanë bërë aplikimin, kështu thekson zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.

“Falë masës së subvencionit për kompanitë që do të rrisin pagat e tyre në 6.000 denarë, 8.200 kompani në muajin nëntor i rritën pagat e tyre për 47.200 të punësuar, ndërsa në dhjetor 22.600 kompani shfrytëzuan masën për të rritur pagat për 114,000 të punësuar. Ato janë subvencionuar me 256.5 milion denarë për ngritjen e pagave të punëtorëve. Në këtë mënyrë, përveç ndihmës për punonjësit që marrin paga më të larta, ndihmë është edhe për punëdhënësit për të mbajtur staf me cilësi të lartë dhe në të njëjtën kohë në anën tjetër mbushet edhe fondi pensional”, thotë Elezi.

Ajo theksoi se buxheti është në gjendje të mirë dhe se të gjitha shpenzimet shërbehen rregullisht. Nga muaji i ardhëshëm pensionistët do të marrin pension më të lartë për 700 denarë me fillim nga muaji janar me rregullim e pensionit do të marrin edhe 160 deri në 200 denarë shtesë, që do të thotë se në vitin 2020 pensionet do të rriten me rreth 900 denarë. Muajin tjetër, pagat 10% më të larta do t’u paguhen rreth 20.000 të punësuarve në arsimin fillor, 8.000 të punësaur në atë të mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 nëpër institucione shkencore. Në mars, pagat më të larta do të paguhen në sektorin e shëndetësisë edhe atë pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 25%, ndërsa ato të infermierëve me 10%, sqaron kështu Elezi./Telegrafi/

Exit mobile version