Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka prezantuar të dhënat për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura në vitin 2014 dhe 2017.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se, KQZ certifikoi në kohë të njëjtë zgjedhjet e parakohshme të vitit 2014 dhe 2017.
“Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka shkruar Elezi.
Ai gjithashtu ka prezantuar edhe tabelën me të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme, njofton Telegrafi.