Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se janë janë hapur të gjitha qendra e votimit me kohë.
Elezi përmes një konference për mëdia ka bërë të ditur se në 903 qendra janë gjithsej 2,533 vendvotime.
“Në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë janë shpërndarë materialet në të gjitha qendrat e votimit. Ju njoftojmë në 903 qendra, me gjithsej 2,533 vendvotime ka filluar procesi i votimit për Kuvendin e Kosovës. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra të votimi me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Sipas listës së votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1.970,944 votues”, ka thënë Elezi.