Telegrafi

Elezi: Edhe sot të vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave

Sot përfundon mandati i kryekomunalëve në Maqedoni. Shiret Elezi, ministre për vetqeverisje lokale, bëri thirrje për vazhdim urgjent të mandatëve të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, duke theksuar se gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kriza politike seriozisht kërcënon drejtorinë lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Elezi bëri thirrje deri te partitë politike parlamentare dhe deri te të gjithë institucionet kompetente, para se gjithash deri te Kuvendi dhe kryekuvendari, Talat Xhaferi, të bëhen hapa maksimal për zhbllokimin e procesit për gjetjen e mënyrës për të zhbllokuar punën e organeve të Komunës dhe Bashkisë së Shkupit. /Telegrafi/