Kryetari i VV në Drenas, njëkohësisht dhe kandidat për deputet, Shemsi Elezi, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje në Drenas u zhvillua me popullin dhe bashkë me ta do të shkoj në fitoren e 11 qershorit.
Ai tha se të rinjtë e të rejat çdo ditë po i bashkohen VV për të bërë ndryshimet rrënjësore të këtij shteti.
“Shteti politik u ka sjell pasuri të paligjshme. Klani Pronto nuk e ka zanafillën nga Drenica por nga individë të caktuar”, ka thënë ai.
Sipas tij, Drenasi e ka drejtuar orientimin e tij drejt VV-së.
“Drenasi nuk e përkrah klanin Pronto dhe atë të panikut”, tha tutje ai.
Ai po ashtu bëri thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të përcaktohen tek partia e VV-së.
Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Shkurte Aliu, në tubimin e mbajtur në Drenas u shpreh se VV po shkon nën drejtimin e grave dhe nënave.
“Do të ketë shtesa për fëmijët. Zotimi i radhës është hapja e çerdheve në territorin e Kosovës. Arsimi i gruas është shumë i rëndësishëm. Do ju ofrojmë arsim të lartë pa pagesë”, ka thënë ajo.
Aliu po ashtu bëri thirrje që të votohet Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/