Telegrafi

Eleni nderohet nga presidenti i Qipros

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në ‘Eurovision 2018’.

31-vjeçarja ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.

Eleni ishte e pesta në renditje pas votave të jurisë, ndërsa kur u përfshinë edhe votat e publikut – ajo ishte në përballje të drejtpërdrejtë me fituesen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Eleni Foureiran

Sidoqoftë, publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë).

“Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia. Ndjehem krenare që e përfaqësova Qipron në ‘Eurovision 2018’ me ‘Fuego'”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

“Nderi është gjithë i imi! Faleminderit, z. president Nicos Anastasiades. Faleminderit i Qipro”, është përshkrimi i një videoje të postuar nga Eleni.

Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa fotografi nga takimi me këngëtaren shqiptare.

Anastasiades e ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision. /Telegrafi/