Këngëtarja shqiptare me karrierë në Greqi, Eleni Foureira, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Yayo” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.
Në videoklip bukuroshja shihet duke bërë në disa skena vallëzime sensuale dhe atraktive, duke zbuluar kështu më shumë hiret e saj.
Tekstin e këngës e kanë shkruar Andy Nicolas, Claydee, Eleni Foureira, Kareem, ndërsa për muzikën është kujdesur vet këngëtarja në bashkëpunim me Claydee.
Për miksimin janë përkujdesur Alex Leon, Marios Psimopoulos dhe videoja i është besuar “Sweetspot Production”.
Projektin tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të “PanikRecordsTube”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 200 mijë klikime.
Eleni përndryshe që në moshë të re është shpërngulur në Greqi dhe cilësohet artiste shumë e suksesshme atje. /Telegrafi/