Telegrafi

Eleni Foureira nesër sjell bashkëpunimin me Snoop Dogg

Eleni Foureira ka qenë një ndër këngëtaret më të përfolura gjatë vitit të kaluar shkaku i përfaqësimit të shtetit qipriot në Eurovision.

Këngëtarja shqiptare së shpejti do të vjen me një këngë të re, tëcilën do ta sjell në bashkëpunim me një prej reperëve më të famshëm në botë.

Bëhet fjalë për Snoop Dogg, ku kënga e shoqëruar me një video do të publikohet gjatë ditës së nesërme (e premte).

Mediat greke bëjnë me dije se videoja është xhiruar në Los Angelos si dhe në Athinë.

Eleni ka publikuar një video të shkurtër nga klipi, ndërsa na duhet të presim të premten për ta shijuar të gjithin.

Ndryshe, koreografia u bë nga Eddy Morales, i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar me Mariah Careyn, Justin Timberlaken dhe Janet Jacksonin. /Telegrafi/