Site icon Telegrafi

Eleni Foureira në mbështetje të komunitetit LBGTI: Kushdo që nuk bie dakord me mua, nuk ka arsye të më dëgjojë

Eleni Foureira ka arritur suksese të mëdha gjatë viteve të fundit duke pushtuar toplistat e huaja ndërkombëtare.

Artistja gjatë ditëve të kaluara ka dhënë një intervistë për revistën “Celebrity” duke i dhënë mbështetje komunitetit LGBTI.

Këngëtarja shqiptare që ka bërë famë të madhe në Greqi dhe Qipro pohoi se do të jetë gjithmonë pranë njerëzve që luftojnë për tu pranuar nga të tjerët.

“Që nga viti 2012, që u bë parada e parë në Greqi, unë kam qenë atje. Por nuk ka të bëjë vetëm me komunitetin LGBTI. Unë gjithmonë qëndroj pranë njerëzve që kanë pranuar ngacmimin, të drejtat e të cilëve nuk janë të dukshme, të cilët duhet të luftojnë për t’u pranuar”.

“Unë mbështes jo vetëm paradën, por edhe shumë organizata që bota nuk i njeh. Thjesht parada ka një publicitet, është një festë, kështu që të gjithë e njohin atë”, u shpreh Eleni.

Ajo më tutje deklaroi se nuk i intereson fakti që mendimi i saj mund të prekë konservatorët dhe të ndikojë negativisht në karrierë.

Ndryshe, Foureira është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe po mban koncerte anembanë shtetit helen. /Telegrafi/

Exit mobile version