Telegrafi

Eleni Foureira dhe Claydee bashkojnë forcat, sjellin video projektin “Loquita”

Eleni Foureira dhe Claydee, dy këngëtarët shqiptarë që bëjnë karrierë në Greqi, kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

“Loquita” titullohet kënga e tyre e përbashkët, të cilin e kanë shoqëruar me një video tejet interesante.

Në video bukuroshja shqiptare shihet duke bërë në disa skena vallëzime sensuale dhe joshëse, duke i zbuluar hiret zeshkanes.

Theksojmë se tekstin e kanë shkruar Emy Perez, Eleni Foureira dhe Berto Lazapoulos ndërsa për muzikën u kujdes Claydee dhe Ted.

Ndryshe, Claydee dhe Eleni janë me origjinë nga Shqipëri, por emigruan drejt Greqisë në moshë të vogël. Ata njihen për muzikën e mirë në Greqi, Qipro, Spanjë e Rusi. /Telegrafi/