Telegrafi

Eleni Foureira i bashkohet Era Istrefit, pjesë e labelit “Sony Music”

Eleni Foureira ka përfaqësuar shtetin qipriot në festivalin evropian të muzikës i njohur si Eurovision.

Këngëtarja shqiptare është kryqëzuar në mediat greke si dhe disa politikanë shkaku që u rendit si e dyta në këtë garë prestigjioze evropiane.

Por, kjo duket se nuk e ka demoralizuar 31-vjeçaren që po vazhdon me sukses të ngritët në karrierën ndërkombëtare.

Ajo së fundi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me labelin e famshëm ndërkombëtar, pjesë e së cilës është edhe Era Istrefi.

Në fakt, Eleni ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet logoja e labelit “Sony Music”.

“Familja e re. Sony Music”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja që është cilësuar si “Shakira e Qipros”, pritet të sjell këngë të reja gjatë muajve të tjerë. /Telegrafi/