Elena Ora, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur si motra e yllit botëror, Rita Ora, e cila njëherësh është edhe menaxherja e kësaj të fundit.
Bukuroshja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan postime të llojllojshme.
Këtë herë, Elena ka rënë në syrin e mediave rozë për një nga imazhet e fundit, e cila po shijon pushimet në Portugali.
Ajo shfaqet tejet seksi në një palë bikini të zeza, derisa lirshëm mund të thuhet se e sfidon edhe të motrën me këto linja trupore.
“A është një zog a është një aeroplan, jo është një lëngë, thuajse e përfunduar, faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka shkruar mes të tjerash zeshkania.
Elena po ashtu javë më parë shijoi edhe disa ditë të mira pushimi në Mal të Zi, bashkë me familjen e saj. /Telegrafi/