Site icon Telegrafi

ELEM vendos – ‘Transmet’ do të gërmojë thëngjill (Foto)

Për ofrues më të volitshëm për gërmim të thëngjillit dhe zgjyrës në KXE ‘Manastir’ është zgjedhur firma ‘Transmet’ doo Shkupi, e afaristit Sead Koçan, vendosi ELEM.

Vendimi përfundimtar për ofrues më të volitshëm është sjellë më 1 shtator. Çmimi i tenderit është rreth 6 milionë euro, gjegjësisht 44 denarë për gigaxhul, e arritur në ankandin elektronik për gërmim të thëngjillit dhe zgjyrës për nevojat e KXE ‘Manastir’.

Nga ELEM theksojnë se janë në dijeni se Koçan është i akuzuar, por thonë se në tender është zgjedhur personi juridik, ndërsa Sead Koçan ka dalur nga struktura pronësore. Nga SHA ELEM kërkuan dëshmi me shkrim se xhirollogaria e ‘Transmet’ nuk është e bllokuar, me çka i jepet mundësi asaj kompanie të marrë pjesë në tendere./Telegrafi/

Exit mobile version