Telegrafi

Elem Turs nuk përfillë iniciativën qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” (Video)

Iniciativa qytetare “Ta shpetojmë Kodrën e Diellit” së bashku me afaristë, banues, dashamirë dhe pronarë të vilave pranë Kodrës së Diellit mbrëmë në “Hotel Scardus” organizuan një panel diskutimi rreth problematikave të kësaj qendre. Nga kjo iniciativë informojnë se të ftuar mes tjerëve kanë qenë edhe përfaqësuesit e Elem Turs, mirëpo nuk kanë marrë pjesë në këtë debat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kjo iniciativë në debat të pranishëm ishin edhe nga autoritetet komunale (Sektori për Urbanizëm, Sektori për Turizëm, Qendra për Zhvillim Rural), përfaqësues nga bashkësia Lokale Kodra e Diellit, sport dashës, profesor universitar, qytetarë dhe profesionistë të lëmive të ndryshme, përfaqësues nga Afaristët e Kodrës së Diellit, përfaqësues nga shoqata e alpinistëve të Lubotenit, përfaqësues nga shoqata e alpinistëve “Alpine Guide” të cilët gjithë së bashku nxorën konkluzione të ndryshme dhe të gjithë u dakorduan që të formohet një trup i vetëm organizativ ligjërisht i përfaqësuar në nivel lokal dhe para institucioneve relevante. /Telegrafi/