Nga SHA ELEM informojnë se çmimi tepër i ulët prej 44 denarë për giga xhul është arritur në ankandin elektronik për oferta çmimesh për gërmim të qymyrit dhe zgjyrës për nevojat e KXE Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Oferta e “TRANS MET DOO” Shkup, dhe me çmimin e ofruar personi juridik duhet të kryejë gërmimin e qymyrit dhe zgjyrës për një shumë të përgjithshme pre gjashtë milionë euro.
“Për këtë shërbim, udhëheqësia paraprake e SHA ELEM kishte paraparë një buxhet prej 13 milionë euro, që nënkupton se, nëse vendimi përfundimtar e vërteton këtë zgjidhje, do të kursehen shtatë milionë euro”, thonë nga ELEM.
Në fazën e para kualifikimit kanë marrë pjesë gjashtë ndërmarrje, nga të cilat pesë vazhduan në procedurën e mëtutjeshme, ku pas uljes së vazhdueshme të çmimit fillestar që ka lëvizur rreth 100 denarë për giga xhul, është arritur çmimi i tanishëm përfundimtar.
Sa i përket faktit se në ankand ka marrë pjesë dhe ka dhënë çmimin më të volitshëm ndërmarrja me interes të madh për opinionin “TRANS MET DOO”, pronar i së cilës është person që tani akuzohet për keqpërdorime dhe është nën padi penale, SHA ELEM informon se nuk ka mundësi ligjore për t’a përjashtuar nga pjesëmarrja e mëtutjeshme atë ndërmarrje dhe pse struktura e pronësisë në të është ndryshuar.
” SHA ELEM kërkoi nga personi në fjalë dëshmi se xhirollogaria e tij nuk është e bllokuar, pas çka u pranua përgjigje me shkrim se xhirollogaria e ndërmarrjes nuk është e bllokuar, gjë që të njejtës i jep mundësi ligjore të merr pjesë në cilindo qoftë tender të shtetit”, thuhet në kumtesën e SHA ELEM./Telegrafi/