Site icon Telegrafi

ELEM: Do t’i kërkojmë të gjitha garancat nga “TRANS MET”

SHA ELEM me një kumtesë të re si plotësim për atë parapraken, njofton publikun se çmimi më i ulët i ofruar në ankand për gërmim të qymyrit është 44 denarë, çmim me të cilin ka fituar ankandin ndërmarrja e afaristit të akuzuar Sead Koçan, “TRANS MET DOO”, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 95 denarë për giga xhul, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu ELEM: "TRANS MET" ofroi çmim më të ulët, nuk mund ta përjashtojmë nga projekti

Në ankand për këtë tender krahas Trans Met, kanë marrë pjesë edhe Pelister, Granit, Markovski kompani dhe Mis komerc. “Varianti ku ndërmarrja që përfundon në vendin e dytë në ankand të kërkojë shfuqizimin e tenderit në rast se shuma përfundimtare është për 20% më e ulët se oferta e tij, në këtë rast nuk është i mundur sepse ndërmarrja e dytë ështv shumë afër me shumën dhe dallimi është nën 20%”, sqarojnë nga ELEM.

“SHA ELEM do t’i kërkojë të gjitha garancat me shkrim dhe vërtetimet se personi juridik do ta kryej punën me çmimin e ofruar, përfshirë këtu edhe garancën bankare prej 5% të shumës së përgjithshme të tenderit, që në këtë rast do të ishte shuma prej 300 mijë euro”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Exit mobile version