Kapacitetet prodhuese të SHA ELEM në janar të 2017 kanë furnizuar mbi 501.201 megavatë orë energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe ekonomisë së vogël. Me këtë rezultat plani prodhues për konsumatorët që janë në tregun e rregullt për energji elektrike për muajin e parë të vitit 2017 është tejkaluar për 8.61%, informojnë nga kompania, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Në kushte të konsumit të shtuar në mënyrë enorme për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme nga të cilat u kaplua Maqedonia, konsumatorët në vazhdimësi i kanë marrë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike me çka kapacitetet prodhuese vendore siguruan 90% të energjisë së nevojshme elektrike, përderisa 10% e nevojave janë plotësuar përmes furnizimit të energjisë elektrike nga SHA ELEM’, theksojnë nga ELEM.
Ata shtojnë se përmes filialit të vet HEC Drini i Zi edhe më tej do t’i ndërmarrin të gjitha masat e disponueshme në drejtim të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit. /Telegrafi/