Site icon Telegrafi

ELEM: Po punohet në sanimin e defektit në termoelektranën e Manastirit

ELEM bën të ditur se në termoelektranën e Manastirit ka patur defekte teknike, ndërkaq është punuar intensivisht që të mënjanohet defekti. Në fazën e sinkronizimit është zbuluar defekti, prandaj ”Manastiri 3” është jashtë funksionimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që gjithçka të normalizohet në 72 orët e ardhshme. Të punësuarit në ELEM dhe në Termoelektranën e Manastrit kanë bërë çmos që gjithçka të kthehet në funkisonim.

Përndryshe, ELEM bën të ditur se furnizimi me rrymë elektrike i amvisërive dhe kompanive më të vogla është duke u zhvilluar rregullisht. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar rritje të harxhimit të rrymës elektrike për 30%.

ELEM bën të ditur se blerja e rrymës elektrike në këtë periudhë nuk do të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe ekonomitë e vogla./Telegrafi/

Exit mobile version