Site icon Telegrafi

ELEM-i pastron liqenin e Dibrës

Shoqata aksionare ELEM ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e liqenit të Dibrës, nga hedhurinat që janë në masë të madhe të pranishme në këtë liqen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i HEC ”Drini i Zi”, Toni Markoski tha se pastrimi i liqenit nuk është nën kompetencën e tyre, megjithatë kanë vepruar për të mbrojtur ambientin jetësor.

Përndryshe, shirat e dendur të muajit të kaluar shkaktuan prurje të mëdhaja të ujit në shtratin e lumit Drini i Zi. Këto ujra e bartën të gjithë bërllogun, posaçërisht shishet plastike, në liqenin e Dibrës./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shishet e plastikës e ”sulmojnë” liqenin e Dibrës (Foto)
Exit mobile version