Ndërmarrja shtetërore ELEM ka vendosur t’i largojë të gjithë qiraxhinjtë nga dyqanet që i posedon në Kodrën e Diellit. Në bazë të vendimit që tashmë ka mbërritur te qiraxhinjtë kërkohet që shumë shpejtë t’i boshatisin dyqanet por nuk jepet asnjë sqarim përse ndodh ndërprerja e kontratave të tyre në mes të sezonit dhe pa kurrfarë paralajmërimi.
Drejtuesit e lokaleve shprehen të revoltuar nga ky vendim i papritur pasi siç thonë kanë bërë dhjetëra mijëra euro shpenzime. Ata iu bënë thirrje ELEM-it që ta rishqyrtojë vendimin, në të kundërtën paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugëve.
Alsat-M tentoi që të merr sqarim edhe nga drejtoria e ELEM në qytetin e Tetovës se, përse ndodh ndërprerja e kontratave pikërisht në mes të sezonit, por tek ata si zakonisht, dyert janë të mbyllura, ndërsa drejtori shqiptar, si zakonisht edhe ai, sa po ka dalë nga zyra./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K8VX7X_mkbQ