Site icon Telegrafi

ELEM: LSDM vazhdon me ashpërsi ta keqpërdorë Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët të LSDM-së vazhdojnë me ashpërsi ta keqpërdorin Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të përhapin spekulime të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me të vërtetën. SHA Elektranat e Maqedonisë edhe një herë thekson se të gjithë procedurat publike, madje edhe e lëndës për të cilën sot flet zotëriu Vasko Kovaçevski është realizuar në tërësi në pajtueshmëri me Ligjin për furnizime publike dhe me lejen e marrë nga Këshilli për furnizim publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM-ja akuzoi për tender të panevojshëm për ‘REK Manastir’

Këtë e thekson SHA ELEM në reagimin ndaj konferencës së sotme për shtyp të Kovaçevskit në të cilët akuzoi se firma “Markovski Kompani”, e cila, sipas tij, është e afërt me Sasho Mijallkovin, e ka fituar tenderin prej 290 milionë denarë të REK Manastir.

“Ne ende presim që Kovaçevski të vijë në lokacionet e REK Manastir me qëllim që t’i mundësohet kontroll i plotë në dokumentacionin për procedurën e realizuar. Në qoftë se nuk dëshiron të vijë, jemi të gatshëm që gjithë lëndën t’ia dërgojmë përmes postës. Në qoftë se gjen elemente joligjore në procedurë, SHA ELEM është e gatshme të ndërmerr përgjegjësi, por në rast se nuk gjen, presim ndjesë të tij publike. Në të kundërtën kompania do t’i ndërmerr të gjithë mundësitë ligjore për parashtrim të padisë për shpifje. Për këtë arsye, në periudhën e ardhshme kompania do të përmbahet nga polemika publike me LSDM-në për temën e lëndës”, thuhet në reagimin nga SHA ELEM.

Shtohet se SHA ELEM edhe më tej maksimalisht mbetet e përkushtuar në sigurimin e sektorit të sigurt energjetik dhe do të vazhdojë të marrë vendime të cilat do të jenë në pajtueshmëri me ligjet, si dhe me nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version