“Kryesia paraprake e SHA ELEM në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017 ka shpenzuar 212 milionë euro për angazhimin e kompanive të jashtme për mihje të thëngjillit dhe zgjyrës dhe për mekanizëm ndihmës për transport, që ka kontribuar për 20 për qind të rritet çmimi i rregullt i energjisë elektrike apo për tetë euro për megavat orë”, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Dragan Minovski, në konferencën e sotme për shtyp.
“Për mihjen e thëngjillit dhe zgjyrës nga ana e ndërmarrjeve të angazhuara nga jashtë në “TEC Manastir” prej vitit 2012 deri në vitin 2017, përfundimisht me gushtin e këtij viti, janë paguar 161 milionë euro. Në periudhën e njëjtë për shkak të mungesës dhe parregullsisë së mekanizmit të vet në “TEC Manastir” dhe “TEC Osllomej” është angazhuar mekanizëm i jashtëm ndihmës për pka janë paguar 46 milionë euro në “TEC Manastir” dhe pesë milionë euro në “TEC Osllomej” apo në përgjithësi rreth 212 milionë euro”, tha Minovski dhe shtoi se për momentin çmimi i rregullt është 41 euro për megavat orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2005 për dedikimin e njejtë kompania ka shpenzuar 38 milionë euro.
Minovski paralajmëroi se për një kohë shumë të shkurtë SHA ELEM planifikon të furnizojë mekanizëm të vet për mihje dhe transport të thëngjillit dhe zgjyrës që, siç tha, do të çojë deri te ulja e shpenzimeve.
Për tenderin, theksoi se ende vendos Komisioni shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike dhe së shpejti pritet të dihet epilogu.
Së shpejti, siç tha, do të dihet se çka do të bëhet me tenderin për furnizim të trakave transportuese për “TEC Manastir”, nëse tërësisht do të anulohet apo për secilin individualisht. Paralajmëroi se kompania së shpejti do të dalë me projekt për uljen e ndotjes që e bën “TEC Manastir”./Telegrafi/