Filialli i SHA Centralet e Maqedonisë ‘ELEM Energjetikë’ sot filloi me prodhim, distribuimin dhe furnizimin me energji termike për përdoruesit e saj, dhjetë ditë para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SHA Centralet e Maqedonisë informojnë se ngrohja filloi për shkak të uljes së temperaturave të jashtme, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
Edhe KRE konfirmoi se tashmë janë krijuar kushte për fillimin e sezonit të ngrohjes për shpenzuesit e tarifuar të kyçur në këtë kapacitet.
Shërbimet e ELEM-it i shfrytëzojnë 3.514 familje, 17 institucione arsimore edukative dhe 75 subjekte afarise në Shkup dhe më gjerë. /Telegrafi/