Telegrafi

ELEM anulon tenderin për rrypa gome për “TEC Manastir”

ELEM sot njoftoi se është anuluar tenderi për blerjen e rrypave të gomës për nevojat e “TEC Manastir”, pasi në ankandin e fundit janë ofruar çmime më të mëdha se buxheti i planifikuar.

Nga kompania njoftojnë se përderisa nuk ka ankesa nga vendimi dhe përderisa vendimi për anulimin e tenderit të futet në fuqi, atëherë do të nënshkruhet tender i ri pasi rrypat e gomës janë të nevojshme që “TEC Manastir” të vazhdojë me punën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buxheti i planifikuar për këtë tender arrinë në 258.300.000 denarë.

Nga ELEM njoftojnë se lënda në lidhje me tenderin për gërryerjen qymyrit në “TEC Manastir” akoma është në vendosje tek Komisioni shtetëror për ankesa nga shpalljet publike./Telegrafi/