Telegrafi

Elektricisti i varur në shtyllën elektrike shpëton mrekullisht, edhe pse ajo u përfshi nga zjarri (Video, +16)

Një elektricist në jugperëndim të Kinës ka shpëtuar mrekullisht, pasi mbeti i varur në shtyllën elektrike të tensionit të lartë, që befasisht u përfshi nga flaka.

Ai është shpëtuar me litar, kurse pamjet amatore të filmuara me telefon shfaqin këtë burrë duke qëndruar i varur në shtyllën elektrike, ku telat e saj po nxirrnin flakë, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve janë detyruar të përdorin buldozerin për ta shpëtuar këtë elektricist, i cili raportohet se ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore.

Sipas Kan Kan Neës, elektricisti i identifikuar si Xia, po bëhej gati të ndërronte një kabllo të vjetër në shtyllën elektrike në Guiyang në provincën kineze Guizhou.

Dhe derisa ai po punonte, befasisht një nga telat mori lidhje të shkurtë në shtyllat tjera elektrike, të cilat krijuan një rrjet të flakës, përfshirë edhe shtyllën në të cilën ai po qëndronte i varur. /Telegrafi/